Blog Post

SQL Server 2005 - Vegelat per Menagjim

,

SQL Server 2005 permbane nje grup vegelash per menagjim dhe administrim te databazave, dhe pothuajse te gjitha prej tyre jan vegela te reja ne krahasim me versionet e mehershme te SQL Serverit. Ketu po e japim nje pershkrim te shkurter te ketyre vegelave te cilat nje person i cili do te punonte me SQL Server 2005 do t'i perdore te pakte nje here ne dite, dhe ato jan: 

  •  SQL Server Management Studio (SSMS)

Eshte pra nje vegel e fuqishme per qasje ne objektet e databazes, per konfigurim, administrim te te dhenave si dhe sherben per zhvillimin e te gjitha objekteve dhe komponenteve te SQL Server 2005. Karakteristike eshte se SSMS ka zevendsuar Enterprise Manager & Query Analyzer (nga SQL Server 2000) ne nje vend te vetem. Gjithashtu perkrah hapjen e Query editoreve ne taba, ne nje dritare te vetme.

(kam perdorur disa shprehje jo te perkthyera ne shqip vetem pse nuk eshte gjendur ende ndonje perkthim adekuat per to, keshtu qe fort mos t'iu pengojne gjate leximit)!

  • Business Intelligence Development Studio

BI Dev Studio paraqet nje ambient ku do te mund te punonim me SQL Server 2005 duke bere analiza te te dhenave me Analysis Services, pastaj disajnimin e raporteve te ndryshme me ane te Reporting Services si dhe integrimin e te dhenave qofte nga SQL Server ne nje teknologji tjeter apo anasjelltas, te gjitha keto bazuar ne ambientin e Visual Studios, e cila ketu nuk eshte komplete si VS por vetem pjese e saj dhe e cila ne vete permbane mostra te gatshme per t'iu qasur te dhenave dhe per te zhvilluar me pastaj projekte qe kan te bejne me Biznes Intelegjencen e databazave, bazuar ne serviset e lartpermendura.         

  • SQL Server Configuration Manager

Ketu mund te bejme konfigurimi bazik per menaxhimin e SQL Server Windows serviseve si dhe te server protokoleve dhe klient protokoleve. 

  • SQL Server Profiler

Kjo vegel sherben per monitorimin grafik te instancave te SQL Serverit ose edhe te instancave te Analysis Services.

  • Database Engine Tuning Advisor

Kjo vegel ndihmon ne krijimin optimal te indexave si dhe te view-ve te indexuara apo ndarjen e te dhenave qe paraqet nje proces pak sa te nderlikuar per te ngritur performancen e databazave. Ndarja e te dhenave ketu nenkupton per te bere "partition" ne nje tabele ku jan te vendosura te dhenat!

===============================================================================

Mos hezitoni ju lutem me shkruani ne menyre qe te plotesojme edhe me shume gjera ne menyre qe te jemi me te kompletuar me informacionet qe postohen, pra te gjitha verejtjet dhe sugjerimet dhe bashkpunimet jan te mireseardhura. FLM!

 Dugi

Rate

You rated this post out of 5. Change rating

Share

Share

Rate

You rated this post out of 5. Change rating